Gjykatësi i procedurës paraprake, Nicolas Guillou ka vendosur që të ia vazhdon paraburgimin Pejtër Shalës.
Kjo është bërë e ditur përmes një vendimi të publikuar në faqen zyrtarë të Dhomave të Specializuara të Kosovës, raporton arbresh.info
Në këtë vendim thuhet se gjykatësi ka arritur në përfundim se ekzistojnë rreziqet që Shala të arratiset, do të pengojë mbarëvajtjen e procedurës së gjykatës ose do të kryej krime të mëtejshme kundër atyre që pretendohen që janë kundërshtarë të UÇK-së, ku përfshihen edhe dëshmitarët e Zyrës së Prokurorit të Specializuar, dhe ata të cilët do të paraqiten para Gjykatës Speciale.
Kujtojmë që Pjetër Shala u arrestua më 16 mars 2021 në Belgjikë dhe u transferua në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës më 15 prill 2021.
Shala paraqitjen e tij të para gjykatësit e pati më 19 prill 2021, ku u deklarua i pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës.
Pjetër Shala apo ndryshe i njohur me nofkën “Ujku”, akuzohet për përgjegjësi penale individuale në forma të ndryshme për krime lufte si ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme, të kryera në kontekstin e konfliktit të armatosur jo ndërkombëtar në Kosovë dhe në lidhje më këtë konflikt./ArditëShkodra/arbresh.info/
KËTU mund të gjeni linkun e publikuar sa i përket vendimit në çështjen Shala.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...