Gjykata e Apelit të Dhomave të Specializuara të Kosovës ka hedhur poshtë kërkesën e mbrojtjes për lirim me dorëzani të kreut të të OVL të UÇK-së, Hysni Gucati.
Gjykata ka njoftuar se sot paneli i Dhomës së Gjykatës së Apelit të Dhomave të Specializuara të Kosovës ka nxjerr vendimin e vet të parë mbi apelimin e ndërmjetëm prej Hysni Gucatit të vendimit të Gjykatësit të Vetëm mbi ligjshmërinë e arrestimit të tij dhe kërkesën për dorëzani, raporton arbresh.info.
“Më 9 dhjetor 2020, paneli i Dhomës së Gjykatës së Apelit të Dhomave të Specializuara të Kosovës nxori vendimin e vet të parë mbi apelimin e ndërmjetëm prej Hysni Gucatit të vendimit të Gjykatësit të Vetëm mbi ligjshmërinë e arrestimit të tij dhe kërkesën për dorëzani. Në këtë vendim të parë, paneli i Gjykatës së Apelit përcaktoi standardin e vlerësimit të apelimeve të ndërmjetme, si dhe kriteret që duhet të respektohen në procedurën e apelit”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.
Më tej në njoftim thuhet se “duke zbatuar standardin e lartpërmendur, paneli i Gjykatës së Apelit hodhi poshtë tërësisht apelin e z. Gucati. Megjithëse konstatoi se fletarrestimi ishte bazuar gabimisht në nenin 39(3) të Ligjit që përcakton kompetencat e Gjykatësit të Procedurës Paraprake pas parashtrimit të një aktakuze, për arsyet e shtjelluara në vendim, paneli gjykoi se korniza ligjore e Dhomave të Specializuara gjithsesi konfirmon kompetencën e Gjykatësit të Vetëm për të lëshuar fletarrestim para parashtrimit të një aktakuze”.
“Paneli i Gjykatës së Apelit gjithashtu konstatoi se vendimet në lidhje me lirim të përkohshëm janë brenda kompetencave gjykuese të Gjykatësit të Vetëm dhe se ai nuk e shpërdori kompetencën e vet kur shqyrtoi kushtet e propozuara nga z. Gucati në mbështetje të kërkesës së tij për dorëzani. Për mendimin e panelit, z. Gucati nuk vërtetoi se Gjykatësi i Vetëm bëri gabim të dukshëm në vlerësimin e tij nëse paraburgimi i z. Gucati është i domosdoshëm në bazë të nenit 41(6) të Ligjit”. Paneli i Gjykatës së Apelit theksoi rëndësinë e parimit të proporcionalitetit në kontekstin e masës së mbajtjes në paraburgim në pritje të gjykimit dhe konstatoi se paraburgimi i z. Gucati vazhdon të jetë proporcional në këtë fazë të hershme të procesit”, thuhet në njoftim.
Ndryshe, misioni EULEX, më 25 shtator arrestoi kryetarin e organizatave të veteranëve të ish-UÇK-së, Hysni Gucati.
Një ditë më vonë ai ishte transferuar në Hagë.
Gucati akuzohet për tri konferenca për shtyp që mbajti me datë 7, 16 dhe 22 shtator 2020, ku sipas arsyeve të arrestimit thuhet se në këto konferenca, Gucati vuri në dispozicion të mediave informacione dhe dokumente konfidenciale e jo publike që kanë të bëjnë me punën e Gjykatën Speciale dhe përmendi disa emra dhe të dhëna personale të dëshmitareve të mundshëm, veprim ky i cili përbënë kërcënim të rëndë, dhe nxit një person të mos jep deklaratë ose të japë deklaratë të rreme.
Sipas fletarrestimit thuhet se arrestimi i Hysni Gucatit ka qenë i domosdoshëm pasi që ekziston rreziku i arratisjes së tij, ka motivin dhe mjetet e mundësinë për të penguar procesin penal, dhe do të përsëris sërish veprat penale./arbresh.info/
Njoftimi i plotë:
Më 9 dhjetor 2020, paneli i Dhomës së Gjykatës së Apelit të Dhomave të Specializuara të Kosovës nxori vendimin e vet të parë mbi apelimin e ndërmjetëm prej Hysni Gucatit të vendimit të Gjykatësit të Vetëm mbi ligjshmërinë e arrestimit të tij dhe kërkesën për dorëzani. Në këtë vendim të parë, paneli i Gjykatës së Apelit përcaktoi standardin e vlerësimit të apelimeve të ndërmjetme, si dhe kriteret që duhet të respektohen në procedurën e apelit.
Duke zbatuar standardin e lartpërmendur, paneli i Gjykatës së Apelit hodhi poshtë tërësisht apelin e z. Gucati. Megjithëse konstatoi se fletarrestimi ishte bazuar gabimisht në nenin 39(3) të Ligjit që përcakton kompetencat e Gjykatësit të Procedurës Paraprake pas parashtrimit të një aktakuze, për arsyet e shtjelluara në vendim, paneli gjykoi se korniza ligjore e Dhomave të Specializuara gjithsesi konfirmon kompetencën e Gjykatësit të Vetëm për të lëshuar fletarrestim para parashtrimit të një aktakuze.
Paneli i Gjykatës së Apelit gjithashtu konstatoi se vendimet në lidhje me lirim të përkohshëm janë brenda kompetencave gjykuese të Gjykatësit të Vetëm dhe se ai nuk e shpërdori kompetencën e vet kur shqyrtoi kushtet e propozuara nga z. Gucati në mbështetje të kërkesës së tij për dorëzani. Për mendimin e panelit, z. Gucati nuk vërtetoi se Gjykatësi i Vetëm bëri gabim të dukshëm në vlerësimin e tij nëse paraburgimi i z. Gucati është i domosdoshëm në bazë të nenit 41(6) të Ligjit.
Paneli i Gjykatës së Apelit theksoi rëndësinë e parimit të proporcionalitetit në kontekstin e masës së mbajtjes në paraburgim në pritje të gjykimit dhe konstatoi se paraburgimi i z. Gucati vazhdon të jetë proporcional në këtë fazë të hershme të procesit.
Deklarata e Samitit kërkon zbatim të marrëveshjeve mes Kosov...
Roza Lati thumbon Heidin pasi u zyrtarizua si prezantuese e ...
A e shohin njëri-tjetrin në finale Xuxi dhe Gresa?
Gjykata e Francës e mban në fuqi dënimin e Sarkozyt për korr...
Presidentja e Sllovenisë me komandantin e KFOR-it: Jeni një ...
Familjarët e të pagjeturve kërkojnë presion më të madh mbi S...