Trupi gjykues, i udhëhequr nga gjykatësi Charles Smith, në seancën e të martës në çështjen ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, ka pranuar si provë dokumentin e propozuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS), me listë emrash të disa individëve që pretendohen se janë viktimë në këtë çështje gjyqësore.
Sipas gjykatësit Smith, ZPS-ja ka ofruar për pranim një dokument i cili përmban një listë emrash të individëve të identifikuar si ‘‘bashkëpunëtorë nga rajoni i Podujevës’’.
Pranimin e këtij dokumenti, e ka kundërshtuar mbrojtja me arsyetimin se nuk ka themelësi, por që trupi gjykues ka vendosur që të njëjtin ta pranojë si provë materiale.
“Dokumenti i propozuar është relevant dhe i qartë lidhur me arsyet që çuan në ndalimin e individëve të caktuar të renditur në dokumentin në fjalë, e që pretendohet që të jetë viktima të krimeve në çështjen gjyqësore në fjalë”, tha gjykatësi Smith.
Sipas tij, trupi gjykues është i bindur se dokumenti është ‘prima facie’ autentik dhe provues.
“Duket që është faqja e parë e një dokumenti të policisë ndërkombëtare të UNMIK-ut të sekuestruar nga selia e SHIK-ut”, tha më tej gjykatësi, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Po ashtu, gjykatësi Smith tha se trupi gjykues vëren se ai ka dëgjuar prova që kanë të bëjnë me 4 persona që renditen në listën e dokumentit në fjalë që mbështet në një farë mënyre përmbajtjen dhe besueshmërinë e këtij dokumenti.
“Nuk ka indikacion për vlerën provuese të këtij dokumenti dhe që kjo vlerë provuese zhbën gjykimin ndaj mbrojtjes që do të ishte në gjendje që të mund të lindte në diskutim mospranimin e këtij dokumenti”, tha në vazhdim ai.
Si rezultat, ai tha se trupi gjykues është i bindur që kërkesat e rregullës 188, paragrafi 1 janë përmbushur, andaj edhe është pranuar ky dokument si provë materiale.
Ndryshe, para një pushimi të shkurtë, ZPS ka përfunduar marrjen në pyetje të dëshmitarin të tetë (me kodin 04323) dhe se seanca po vazhdon me marrjen në pyetje të të njëjtin nga mbrojtja e Thaçit, konkretisht nga avokati Gregory Kehoe.
Seanca po vazhdon në sesion privat.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...