24 tetori mund të jetë data e fundit e paraparë ku Gjykata Speciale do të njoftonte nëse ka konfirmuar ose jo propozim-aktakuzën ndaj Hashim Thaçit e Kadri Veselit.
Megjithatë, pyetur nëse në këtë periudhë kohore mund të presim ndonjë verdikt, në përgjigjien e dhënë për klankosova.tv, zëdhënësja e Dhomave të Specializuara, Angela Griep, nuk pohon e as mohon një gjë të tillë.
Ajo shprehet se një aktakuzë e këso lloji, e nisur për shqyrtim nga Gjykata Speciale, mund të konfirmohet nëse ajo bëhet publike, jo më vonë se paraqitja e parë e të dyshuarit para gjykatës.
‘’Rregullat e Procedurës dhe Provave parashikojnë që, nëse konfirmohet, një aktakuzë do të bëhet publike jo më vonë se paraqitja fillestare e të Akuzuarit para Gjykatës’’.
Griep lë të kuptojë se konfirmimi ose jo, mund të ndodhë edhe pas periudhës gjashtëmujore hetimi, që nga paralajmërimi i saj.
Ndryshe derisa ajo të konfirmohet ose jo, çdo gjë rreth përmbajtjes së saj dhe rishikimit, mbetet sekrete.
‘’Përveç nëse dhe derisa një aktakuzë të bëhet publike, ajo mbetet konfidenciale, së bashku me procedurat në lidhje me rishikimin e saj’’, shton ajo.
Policia shqipton mbi 2 mijë e 100 gjoba brenda 24 orëve
Sinani uron Festën e Flamurit: “Të bashkuar për të ruajtur i...
Kanosi verbalisht zyrtarin policor, arrestohet një person në...
Real Madridi vendosi dy rekorde të padëshiruara pas humbjes ...
Trump dhe presidentja meksikane bisedojnë për migracionin
SHBA: Ukraina duhet të rrisë mobilizimin ushtarak për të luf...