Specialja nuk ka cak etnitetin

16:13 | 23 Nëntor 2017
Arbresh.info

Kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova është në vizitë në Kosovë, shkruan arbresh.info

Trendafilova ka deklaruar se kjo gjykatë nuk ka cak etnitete të caktuara, por se kushdo mund të jetë përgjegjës për krime lufte.

“Nuk ka cak etnitetin por kushdo mund të jetë përgjegjës për krime lufte të asaj kohe. Kjo ka bazë në Ligj dhe do të merret me individ. Krimet ekonomike nuk janë në juridiksionin tonë”, ka thënë ajo.

LEXO EDHE: Trendafilova: Nuk ka aktakuza deri më tani nga Specialja

Së shpejti pritet funksionalizimi i Speciales, mirëpo kryetarja e kësaj gjykate ka bërë të ditur se deri tani nuk ka asnjë aktakuzë për ndonjë prej ish-luftëtarëve të UÇK-së.

Ajo ka thënë se do të sigurohen që të ketë mbrojtje të dëshmitarëve dhe se nuk do të ketë ndërhyrje politike në punën e dhomave të specializuara të kësaj gjykatë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme