Google ADS

Specialja nis edhe zyrtarisht punën, Salih Mustafa del para gjykatës në Hagë

15:20 | 28 Shtator 2020
V. S.

Në sallën e gjyqit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë po mbahet paraqitja e parë e Salih Mustafës.

Aktakuza kundër Salih Mustafës u konfirmua më 12 qershor 2020.

Ai u arrestua nga Zyra e Prokurorit të Specializuar më 24 shtator dhe u transferua në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, në të njëjtën ditë.

Aktakuza e ngarkon Salih Mustafën me përgjegjësi penale individuale për ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme, që janë krime lufte sipas të drejtës ndërkombëtare./arbresh.info/

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/336474560939307

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme