Specialja me ndryshime, zgjidhet nënkryetari i ri

17:01 | 1 Maj 2020
Arbresh.info

Përmes një komunikate për media, Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale kanë njoftuar se gjykatësi Çarls Smith III është zgjedhur nënkryetar i ri.

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë mbajtur Plenaren e Pestë përmes video-konferencës për shkak të pandemisë.

“Me gjithë vështirësitë e krijuara, gjykatësit e Dhomave të Specializuara të Kosovës e përfunduan me sukses Plenaren e tyre Vjetore dhe dëshmuan se Kryetarja dhe gjykatësit vazhdojnë përmbushjen e mandatit të tyre pa vonesa. Gjatë Plenares gjykatësit zgjodhën njëzëri gjykatësin Çarls Smith III si nënkryetar të ri në pajtim me nenin 32(4) të Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar. Në pajtim me nenin 32(4) të Ligjit, nënkryetari ushtron detyrat e Kryetarit, në mungesë të Kryetarit ose në rast se Kryetari nuk mund të ushtrojë detyrat e tij”, thuhet në komunikatë.

Në mars të këtij viti Gjyqtari Keith Reynor kishte dhënë dorëheqje nga pozita e zëvendëskryetarit dhe e gjyqtarit të Dhomave të Specializuara të Gjykatës Speciale.

Gjatë Plenares gjykatësit zgjodhën njëzëri gjykatësin Çarls Smith III si nënkryetar të ri në pajtim me nenin 32(4) të Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar. Në pajtim me nenin 32(4) të Ligjit, nënkryetari ushtron detyrat e Kryetarit, në mungesë të Kryetarit ose në rast se Kryetari nuk mund të ushtrojë detyrat e tij.

Kryetare Ekaterina Trendafilova i shprehu urimet gjykatësit Smith dhe deklaroi se zgjedhja e tij si nënkryetar është dëshmi e besimit që ai gëzon prej gjykatësve të Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Kryetarja, Prokurori i Specializuar dhe Administratorja i informuan gjykatësit për zhvillimet më të fundit. Pas largimit të gjykatësve të Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese nga Plenarja, gjykatësit e tjerë vazhduan me kuvendimet dhe miratuan ndryshime të 30 rregullave të Rregullores së Procedurës dhe të
Provave (Rregullorja).

Ndryshimet qartësojnë disa dispozita dhe kanë si synim mundësimin e procedurave më efikase dhe më efektive. Në pajtim me nenin 19(5) të Ligjit, ndryshimet e miratuara të Rregullores do t’i referohen Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese për të garantuar përputhjen e tyre me Kapitullin II të Kushtetutës./arbresh.infp/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme