Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë konfirmuar lirimin e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për të vizituar familjen e tij në Burojë të Skenderajt.
Sipas përgjigjes së zëdhënëses së Dhomave të Specializuara në Hagë, Angela Griep për Arbresh.info, Thaçi është lejuar të vijë në Kosovë të takojë familjen e tij dhe është nën përkujdesje e policisë së EULEX-it dhe Policisë së Kosovës.
“Për shkak të arsyeve humanitare, trupi gjykues ka udhëzuar Sekretarin që të menaxhojë një vizitë paraburgimi në Kosovë për Hashim Thaçin për të takuar familjen. I akuzuari mbetet në paraburgim nga Dhomat e Specializuara. EULEX-i dhe Policia e Kosovës po mbështesin Dhomat e Specializuara të Kosovës”, shprehet Griep.
Ndryshe, siç bëhet e ditur në media, Thaci ka arritur në Kosovë sot rreth orës 12:30, nën masa të ashpra të sigurisë, për ta vizituar nënën e tij, të cilës i është përkeqësuar gjendja shëndetësore. /Arbresh.info/
LEXO EDHE
LAJMI I FUNDIT/ Hashim Thaçi në Kosovë – Arbresh.info
Hoti: Serbia po tenton ta bëjë një aneks të deklaratës për t...
Mevlan Shaba flet pas daljes nga Big Brother: Çdo gjë është ...
Kurti: Unë nuk mund të imponoj Asociacion të komunave në Rep...
“Ti më jep forcë, e megjithatë je dobësia ime”, ...
Dardanët e nisin ndeshjen me gol, shënon Muharrem Jashari
Zarf gri dhe eleminim, sonte pritet një ‘prime’ i zjarrtë në...