Administratorja e Dhomave të Specializuara, Fidelma Donlon, ka dhënë lajmin e madh për të gjithë familjarët e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që ndodhen në paraburgim në Hagë.
Donlon e cila ishte pjesë e seancës së tretë për ecurinë e rastit ndaj ish-eprorit të Ushtrisë Çlirimatare të Kosovës, Pjetër Shala, bëri të ditur se janë duke bërë të gjitha përgatitjet për lejimin e vizitave të familjarëve për të ndalurit.
“Në konsultime me mjekun e objektit të paraburgimit jemi duke hequr disa nga kufizimet ndaj COVID-19 që kemi dhe synimi ynë është që nga 15 korriku të lejohen vizitat e familjarëve për të burgosurit këtu”, tha Administratorja.
Deri tani familjarët kanë kontaktuar me të ndaluarit vetëm nëpërmjet videolidhjes./abresh.info/
Policia dhe Prokuroria në Ferizaj diskutojnë për avancim të ...
Ikin mërgimtarët, s’ka pritje në pikalimet kufitare
Suedia porosit tanke me vlerë gati dy miliardë dollarë
Flamuri në Ambasadën e SHBA-së valon në gjysmështizë
Superliga e basketbollit vjen sonte me dy superduele
Lajçak takon shefin e OKB-së, flasin për Ballkanin Perëndimo...