Të mërkurën ,më 28 qershor 2017, Kryetarja e Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese të Dhomave të Specializuara të Kosovës, gjykatëse An Pauwr-Ford, do të shqiptojë përmbledhjen e aktvendimit në lidhje me kushtetutshmërinë e rregullave të rishikuara të Rregullores së Procedurës dhe të Provave miratuar nga gjykatësit e Dhomave të Specializuara të Kosovës, shkruan arbresh.info.
“Shpallja e vendimit do të bëhet në orën 12:00, në ndërtesën e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë,” thuhet në njoftimin për medie të Dhomave të Specializuara.
Kryetarja e Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese do të lexojë përmbledhjen e aktvendimit në anglisht, shkruan arbresh.info.
Përfaqësuesit e mediave nuk do të kenë mundësinë për të bërë pyetje dhe në ndërtesë nuk do të lejohen kurrfarë pajisjesh apo aparatesh elektronike.
Më 27 mars, Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës i referoi Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese (DHSGJK), Rregulloren e Procedurës dhe të Provave.
Në një datë të mëhershme, gjatë seancës së parë plenare, gjykatësit e Dhomave të Specializuara të Kosovës kishin miratuar Rregulloren e Procedurës dhe të Provave.
Më 26 prill, DHSGJK-ja konstatoi se nëntë rregulla nuk ishin në përputhje me Kapitullin II të Kushtetutës së Kosovës.
Pas aktvendimit të DHSGJK-së, gjykatësit e Dhomave të Specializuara të Kosovës miratuan rregullat e rishikuara të Rregullores së Procedurës dhe të Provave, të cilat Kryetarja e Dhomave të Specializuara ia referoi DHSGJK-së më 31 maj 2017./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...