Specialja ia vazhdon paraburgimin Salih Mustafës

08:46 | 21 Korrik 2022
A. B.

Gjykata Speciale i ka vazhduar masën e paraburgimit ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa.

Masa e paraburgimit Mustafës i është vazhduar deri në muajin shtator.

Kjo është vendosur nga Kryetarja e trupit gjykues, Mappie Veldt-Folia, në një vendim që është bërë publik një ditë më parë.

Në mesin e shumë arsyeve që janë përmendur për vazhdimin e paraburgimit ndaj Mustafës, është cekur edhe rreziku i ikjes, ndikimi në dëshmitarë dhe zhdukja e provave.

Kjo pavarësisht, se procesi ndaj tij tashmë mund të thuhet se është në fazën e fundit.

Gjykata ka caktuar datën 5 shtator 2022 si datë ku ZPS-ja mund të paraqes parashtresat për shqyrtimin e radhës për masën e paraburgimit, ndërkaq për palën mbrojtëse ka caktuar datën 13 shtator.

Salih Mustafa u arrestua në muajin shtator të vitit 2020 dhe që atëherë po mbahet në paraburgim. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme