Google ADS

Specialja ia vazhdon paraburgimin Isni Kilajt

11:42 | 6 Nëntor 2023
L G

Gjykata Speciale ka marrë vendim për vazhdimin e paraburgimt ndaj ish-kryetarit të Malishevës, Isni Kilaj.

Në një dokument të publikuar nga Gjykata Speciale, thuhet se është aprovuar kërkesa e Dhomave të Specializuara për vazhdim të paraburgimit.

Urdhri për arrestimin e Isni Kilajt u lëshua nga Prokurorja e Specializuar për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, përfshirë pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare sipas Kodit Penal të Kosovës të vitit 2019 dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës dhe Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme