Gjykata Speciale ka njoftuar se është hedhur poshtë kërkesa e mbrojtjes se Isni Kilajt për t’i ndryshuar kushtet e lirimit të klientit të tyre, në mënyrë që ai të ketë mundësi që të udhëtojë për në Shqipëri.
Sipas njoftimit, gjykatësja e vetme ka hedhur poshtë kërkesën për ndryshimin e kushteve të lirimit të Isni Kilajt.
“Në versionin publik të vendimit të dorëzuar më 24 shtator 2024, gjykatësja e vetme në çështjen Isni Kilaj hodhi poshtë kërkesën e mbrojtjes për ndryshimin e kushteve të lirimit të Isni Kilajt, të cilat ishin përcaktuar në maj të këtij viti”, thuhet në njoftim.
Po ashtu bëhet e ditur se mbrojtja kërkoi ndryshimin e përkohshëm të kushteve aktuale për ta lejuar atë të udhëtojë në Shqipëri, mirëpo gjykatësja Marjorie Masselot, përcaktoi se ndryshimet e propozuara nuk do të trajtonin mjaftueshëm rreziqet ekzistuese të përshkruara në bazë të Ligjit.
Ramos afër klubit të njohur anglez
Forcat e sigurisë i shpërndajnë dhunshëm protestuesit në Tbi...
Ambasada e SHBA-së në Tiranë uron 80- vjetorin e Çlirimit: K...
Policia e Gjilanit apelon tek të gjithë ngasësit të përshtat...
Peci dënon sulmin në objektin e Komunës së Zveçanit, publiko...
Izraeli dhe Hezbollahu shkëmbejnë akuza për shkelje të armëp...