Specialja i refuzoi 4 persona që u paraqitën si viktima të ‘Calit’, a mund të ketë manipulime nga Serbia?

09:11 | 19 Shkurt 2021
S D

Muaj më parë, pranë Dhomave të Specializuara në Hagë u paraqitën katër persona nga një familje, si viktima të krimeve në luftën e fundit në Kosovë

Por, me vendim të gjyqtarit Nicolas Giju, këtyre personave që nuk u dihet identiteti, u është refuzuar statusi i viktimës.

Kjo pasi është vërtetuar se ata nuk kanë arritur të dëshmojnë se kanë qenë viktimë e këtyre krimeve të pretenduara në Kosovë, ku akuzohet Cali.

Të refuzuarit pretendonin se kanë pësuar në kohën e luftës nga i akuzuari Salih Mustafa.

Avokatët në Kosovë sqarojnë pse Specialja ka refuzuar kërkesat e para të personave që janë paraqitur si viktimë.

“Nuk i kanë dhënë identitetin, dhe nuk i kanë dhënë informacionet e nevojshme për ngjarjen ku ka ndodhur dhe lidhjen e tyre me z.Mustafa. Është interesante se rastet e para që paraqiten refuzohen, dhe kjo tregon se Gjykata Speciale është strike, dhe nuk lejon keqpërdorime”, ka thënë Hodaj për RTK.

Vendimet e fundit kanë nxitur dyshime se mund të ketë edhe manipulime nga Serbia te dëshmitarët dhe viktimat.

Profesori universitar, Milazim Krasniqi, thotë se Serbia ndër vitesh ka inskenuar krime duke ua faturuar shqiptarëve.

“Serbia përdorë dëshmitarë të rrejshëm, jam i bindur se tenton të financojë gjyqtarë e prokurorë, lobistë e media, nuk lanë gja pa ba ata. Kurse na kemi fjet mendjen totalisht”.

Midis qershorit të 2009-s, në zonat e banuara me serbë në Kosovë, persona nga Beogradi që janë prezantuar si prokurorë, kishin ofruar deri në 70 mijë euro për serbët e Kosovës, që të jepnin dëshmi të rreme në lidhje me krimet e luftës.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme