Google ADS

Specialja i kërkon Policisë së Kosovës garanci për lirimin e mundshëm të përkohshëm të Gucatit e Haradinajt

10:51 | 26 Tetor 2021
A Z

Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar të Kosovës ka njoftuar se kanë kërkuar nga Policia e Kosovës që të ofrojë garanci për lirimin e mundshëm të përkohshëm të Hysni Gucatit dhe Nasmi Haradinajt.

Sipas këtij njoftimi, Policia e Kosovës ka kohë deri më 26 nëntor 2021 të ofrojë informacion lidhur me autorizimet dhe kapacitetet e saja lidhur me lirimin e mundshëm të përkohshëm të Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt.

“Policia e Kosovës të ofrojë informacion lidhur me lirimin e mundshëm të përkohshëm të Gucatit dhe Haradinajt. Trupi gjykues II urdhëroi policinë e Kosovës që deri më 26 nëntor 2021 të ofroj informacion, ndër të tjera, lidhur me autorizimet dhe kapacitetet e saja lidhur me lirimin e mundshëm të përkohshëm të Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt”, thuhet në njoftimin e publikuar në faqen e Dhomave të Specializuara./arbresh.info/

 

 

 

Të ngjashme