Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, Ekaterina Trendafilova ka paralajmëruar për herë të fundit Nasim Haradinajn lidhur me paraqitjet e tij në media.
Sipas njoftimit të DhSK-së, ky paralajmërim ka ardhur pasi administratorja e DhSK-së ka informuar kryetaren për kontaktet dhe intervistat që Haradinaj i kishte në media gjatë muajve të fundit e të cilat sipas tyre i kishte realizuar pa kërkuar leje, raporton “Betimi për Drejtësi“.
“Më 13 qershor 2024, Kryetarja e DHSK-së Ekaterina Trendafilova lëshoi paralajmërim të fundit për Nasim Haradinajn që t’u përmbahet të gjitha kushteve të përcaktuara në vendimin mbi modifikimin e dënimit (“Vendimi”) të dhjetorit të vitit të kaluar. Ky paralajmërim vjen pas marrjes së raporteve të shumta nga Administratorja e DHSK-së, me të cilat Kryetarja u informua për kontaktet dhe intervistat e Haradinajt me mediat gjatë disa muajve të fundit, pa kërkuar paraprakisht leje për to, sikurse përcaktohet në Vendim”, thuhet në njoftimin e DhSK-së.
Po ashtu, kryetarja e DhSk-së e kishte njoftuar në fillim të këtij viti Haradinajn lidhur me pasojat e shkeljes së kushteve të vendimit. Si rrjedhojë, njoftimi i DhSK-së, thotë se kryetarja ka theksuar se vendimi për modifikimin e dënimit ndaj Haradinajt mund të revokohet mbi bazën e shkeljeve dhe të kthehet në objektin e paraburgimit për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit.
“Gjithashtu, kryetarja vuri në dukje se Haradinaj u rikujtua në fillim të këtij viti për pasojat e shkeljes së kushteve të Vendimit. Kryetarja shpjegoi se megjithëse Vendimi mund të revokohet ose modifikohet menjëherë mbi bazën e shkeljeve, ajo vendosi që zotit Haradinaj t’i jepte edhe një paralajmërim të fundit, dhe e bëri të qartë se çdo shkelje tjetër do të rezultojë në kthimin e tij të menjëhershëm në objektin e paraburgimit të DHSK-së për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit”, thuhet tutje në njoftim.
Më 18 maj 2022, nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë u shpallën fajtorë Nasim Haradinaj dhe Hysni Gucati, lidhur me veprat penale të pengimit të personave zyrtarë dhe pengim të administrimit të drejtësisë, duke i dënuar me nga katër vite e gjysmë burgim, ku iu llogaritej koha e kaluar në paraburgim, si dhe me nga 100 euro gjobë.
Pas ankesës në Apel, Kolegji i Gjykatës së Apelit nxori aktgjykim lidhur me ankesën e dy të dënuarve nga shkalla e parë, ku u konfirmuan shumica e veprave për të cilat ishin dënuar. Por, dënimi u zbrit në 4 vite e tre muaj dhe iu konfirmua dënimi me 100 euro gjobë.
Ndërsa, pas ankesës në Supreme të DhSK-së, më 18 shtator 2023, Kolegji i kësaj gjykate refuzoi në tërësi kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë, duke konstatuar se nuk ka pasur shkelje thelbësore e procedurave të përcaktuara në Ligj dhe në Rregulloren e Procedurës dhe Provave.
Sipas vendimit të fundit të kryetares së DhSK-së, Ekaterina Trendafilova, më 21 nëntor 2023, Nasim Haradinaj kishte dorëzuar kërkesë për mbrojtje të ligjshmërisë në Gjykatën Kushtetuese të DhSK-së, ku edhe u mor vendimi për caktimin e trupit gjykues për shqyrtimin e kësaj kërkese.
Gjatë vitit 2023, Trendafilova ka marrë vendim për modifikim të dënimit ndaj Nasim Haradinajt dhe Hysni Gucatit. Lirimi i Gucatit u bë më 18 tetor, ndërsa i Haradinajt më 14 dhjetor 2023.
Ndryshe, Hysni Gucati së bashku me Nasim Haradinajn, akuzoheshin për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës.
“Akuzat e paraqitura në aktakuzën e konfirmuar mbështeten në dyshimin e bazuar mirë se së paku midis 7 dhe 25 shtatorit 2020, z. Gucati dhe z. Haradinaj zbuluan pa autorizim informacion të mbrojtur prej Ligjit të Dhomave të Specializuara, ndër të cilat të dhëna identifikuese të disa dëshmitarëve (të mundshëm), në tre konferenca shtypi dhe aktivitete të tjera të transmetuara, si edhe përmes shpërndarjes së mëtejshme ku përfshihen deklaratat në rrjetet sociale”, thuhej në njoftimin e Dhomave të Specializuara.
Gucati dhe Haradinaj ngarkoheshin se kanë bërë komente nënçmuese kundër dëshmitarëve të mundshëm dhe në mënyrë të përsëritur shprehen synimin e tyre për të dëmtuar punën e Dhomave të Specializuara.
“Me këto veprime, z. Gucati dhe z. Haradinaj shkelën fshehtësinë e procedurës dhe frikësuan dëshmitarë (të mundshëm) të Zyrës së Prokurorit të Specializuar dhe si pasojë penguan punën dhe hetimet e ZPS-së”, thuhej në njoftimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?