Trupi gjykues në çështjen e Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinaj ka hedhur poshtë mocionet e dorëzuara nga dy ekipet e mbrojtjes për rrëzimin e akuzave kundër të akuzuarve, në bazë të rregullës 130 të Rregullores së Procedurës dhe të Provave të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK).
“Akuzat e paraqitura në aktakuzën e konfirmuar mbështeten në dyshimin e bazuar mirë se së paku midis 7 dhe 25 shtatorit 2020, z. Gucati dhe z. Haradinaj zbuluan pa autorizim informacion të mbrojtur prej Ligjit të Dhomave të Specializuara, ndër të cilat të dhëna identifikuese të disa dëshmitarëve (të mundshëm), në tre konferenca shtypi dhe aktivitete të tjera të transmetuara, si edhe përmes shpërndarjes së mëtejshme ku përfshihen deklaratat në rrjetet sociale”, thuhet në njoftimin e lëshuar, raporton arbresh.info
Kujtojmë që Gucati e Haradinaj u arrestuan më 25 shtator 2020 në Prishtinë dhe u transferuan në qendrën e paraburgimit në Hagë të Holandës, përkatësisht më 25 dhe 26 shtator 2020.
Seanca e paraqitjes së parë të Haradinajt dhe Gucatit, si të dyshuar para gjykatësit Nikola Giju, u mbajt përkatësisht më 29 shtator 2020 dhe më 1 tetor 2020.
Kurse më 11 dhjetor 2020, gjykatësi Giju konfirmoi aktakuzën kundër dy të akuzuarve.
Gjykimi filloi më 7 tetor 2021 dhe më 10 nëntor 2021 Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) e mbylli çështjen e vet.
Ish-krerët e OVL-UÇK akuzohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës.
Akuza ndaj kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës e UÇK-së Hysni Gucati dhe ndaj nënkryetarit të saj Nasim Haradinaj është konfirmuar më 14 dhjetor 2020. Ajo mbështetet në dyshimin e bazuar se midis 7 dhe 25 shtatorit 2020, Gucati dhe Haradinaj kanë zbuluar pa autorizim informacion të mbrojtur prej Ligjit të Dhomave të Specializuara, ndër të cilat të dhëna identifikuese të disa dëshmitarëve (të mundshëm), në tre konferenca shtypi dhe aktivitete të tjera të transmetuara, duke penguar punën e kësaj gjykate.
Në organizatën që ata drejtonin kishin arritur disa pako që pretendohej të ishin me dokumente që kishin rrjedhur nga Zyra e Prokurorit të Specializuar. Të gjitha këto ata i kishin bërë publike përmes konferencave për media dhe paraqitjeve të tjera publike./ArditëShkodra/arbresh.info/
Më poshtë gjeni vendimin e plotë:
Ndahen pagat për shërbyesit publikë, si dhe shtesat për fëmi...
KQZ-ja hap thirrjen për akreditimin e vëzhguesve për zgjedhj...
Zelensky: Ukraina do ta ndihmojë Sirinë
“Po edhe shumë”, Driloni më në fund pranon pëlqimin për Sarë...
Real Madridi ende synon transferimin e Haaland – gjithçka va...
Pacienti vdiq, tre mjekë në Fier hetohen për trajtim jo të d...