Ish-kryetari I OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka arritur sot në Kosovë.
Në masa të rrepta të sigurisë nga policia e EULEX-it dhe Policia e Kosovës, Gucati sot është lejuar të vijë në Kosovë, për të vizituar babën e tij, i cili po trajtohet në spitalin e Mitrovicës.
Lajmin për lejimin e vizitës së tij në Kosovë për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësja e Dhomave të Specializuara për Kosovën në Hagë, Angela Grie.
Ajo tha se Gucati është lejuar për vizitë me rekomandim të trupit Gjykues për ta takuar familjen e tij të ngushtë, anin pse si mbetet në paraburgim.
“Në baza plotësisht humane, Trupi Gjykues ka udhëzuar Sekretarin që t’ia aprovojë z. Gucatit një vizitë paraburgimi në Kosovë për ta takuar familjen e ngushtë. I akuzuari mbetet në paraburgim pranë Dhomave të Specializuara. EULEX-i dhe Policia e Kosovës na kanë dalë në ndihmë në mënyrë që kjo vizitë të kalojë pa asnjë problem”, ka thënë Griep.
Ndryshe, ish kreu i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj janë arrestuar më 25 shtator 2020 në Prishtinë, nga ku ishin transferuar në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës.
Ndërkohë trupi Gjykues i Dhomave të Specializuara të Kosovës tashmë ka caktuar edhe shpalljen e aktgjykimit në çështjen e Prokurorit të Specializuar kundër Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt, më 18 maj në orën 10:00/arbresh.info/
Gjesti, ende i inatosur me Xhenetën, nis debat me të në dhom...
Roma fillon të këndellet, ‘shkatërron’ në shtëpi Parman
Kusari-Lila rrëfehet për kancerin e gjirit: E zbulova krejt ...
Të paktën 20 të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë
LDK premton koeficient të pagave 150 euro për të giithë shër...
U tha se zëvendësministri i ri i MINT-it ishte dënuar për ke...