Gjykata Speciale e Kosovës ka konfirmuar për arbresh.info vizitën e ish kryetarit të OVL-UÇK-së, Hysni Gucati.
Majkëll Dojl nga Dhomat e Specializuara të Kosovës tha për arbresh.info se gjatë kësaj vizite Gucati do të takojë familjen e tij.
Për sigurimin e tij, sipas zyrtarit të Speciales, po përkujdesen policia e Kosovës dhe ajo e Eulexit.
“Për shkak të bazave të forta humanitare, Paneli i Apelit ka udhëzuar regjistrin të menaxhojë një vizitë kujdestare në Kosovë që Hysni Gucati të takohet me familjen e afërt. Hysni Gucati mbetet në paraburgim të Dhomave të Specialistëve”, tha Dojl.
Ndryshe, Gucati ka arritur sot në Kosovë, siç raportohet për të vizituar nënën e tij, e cila vuan nga mushkëritë./arbresh.info/
LEXO EDHE
Tavo: Do të japim certifikatat e AMTP-ve dhe legalizimin e s...
Hetimet për sulmin në Magdeburg, të dyshuarit i është caktua...
Drita për t’u rikthyer te fitoret, Feronikeli ’74 për befasi...
Sara vazhdon të mendojë se pëlqimi i Fitimit ndaj saj nuk ës...
Rama shpërndan titujt e pronësisë për shtëpitë e trashëguara...
Murati tregon se kur pritet t’i ekzekutojnë nga 100 euro për...