Google ADS

Specialja: Deri në dhënien e garancës nga Policia e Kosovës, i vazhdohet paraburgimi Gucatit e Haradinajt

16:50 | 27 Tetor 2021
F.T

Gjykata Speciale, përmes një njoftim në faqen e saj zyrtare ka njoftuar se i është vazhduar paraburgimi ish-krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës, Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt.

Siç thotë dokumenti, paraburgimi është vazhduar deri në marrjen e një vendimi pas pranimit të garancës nga Policia e Kosovës.

“Policia e Kosovës të ofrojë informacion lidhur me lirimin e mundshëm të përkohshëm të Gucatit dhe Haradinajt. Trupi gjykues II urdhëroi policinë e Kosovës që deri më 26 nëntor 2021 të ofroj informacion, ndër të tjera, lidhur me autorizimet dhe kapacitetet e saja lidhur me lirimin e mundshëm të përkohshëm të Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt”, njofton Specialja.

Ky vendim ka ardh nga Trupi Gjykues me në krye gjyqtarin, Charles Smith II. /arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme