Procesi i rregullt gjyqësor ndaj Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinaj pritet të mbahet më 7 tetor 2021 dhe do të nis më deklaratën hapëse të prokurorisë.
Ky proces pritet të përfundojë në fund të dhjetorit të këtij viti, është thënë në konferencën e sotme përgatitore për gjykim të mbajtur nga Dhomat e Specializuara në Hagë, raporton arbresh.info
Trupi gjykues në rastin e ish-krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ka miratuar sot kërkesën e prokurorisë për t’i shtuar listës edhe një dëshmitar.
Ndër urdhrat që i ka lëshuar gjyqtari, ishte edhe përcaktimi i datës së fillimit të procesit të rregullt gjyqësor derisa po synohet që çështja tërësisht të përfundojë më 17 dhjetor.
Kryetari i trupit gjykues Charles L. Smith ka bërë të ditur se ZPS mund të thërrasë tre dëshmitarë për paraqitjen e çështjes së saj.
Smith: Trupi gjykues pranon kërkesën e ZPS-së për të shtuar edhe një dëshmitar
“Urdhri i parë, pasi janë shqyrtuar argumentet e ngritura nga secila prej palëve dhe sa i takon në veçanti kërkesës së ZPS-së për të shtuar një dëshmitar të ri në listën e dëshmitarëve, trupi gjykues e pranon këtë kërkesë, po ashtu neve do të marrim parasysh edhe parashtrimet nga ZPS, si rezultat i rregullit 118/1A paneli vendos që ZPS mund të thërrasë tre dëshmitarë për paraqitjen e çështjes së saj, përkatësisht dëshmitarin 48-41, 48-42 dhe 48-66. Trupi gjykues e urdhëron më tej ZPS-në që të thërrasë dëshmitarin 48-66 si dëshmitarin e fundit në mënyrë që t’i lejojë kohë të mjaftueshëm mbrojtjes për të marrë në kundërpyetje këtë dëshmitar. ZPS duhet të dorëzojë deri më 1 tetor 2021 listën e dëshmitarëve sipas urdhrit në të cilën ata do të merren në pyetje prej prokurorisë”, ka thënë kryetari i trupit gjykues.
Pasi janë dëgjuar palët, trupi gjykues ka përcaktuar 7 tetorin si datë për hapjen e procesit gjyqësor, ku ZPS do të lexojë të gjithë aktakuzën në versionin e redaktuar./arbresh.info/
Mustafa i reagon Kurtit për doracakët, e publikon deklaratën...
Franca ‘gjunjëzon’ Italinë, Belgjika pëson ndaj Izraelit
Sërish protestohet në Novi Sad
Sqarohen Edi dhe Gresa, kush kujt i kërkoi falje?
Rashkaj: UEFA është fajtori kryesor për ofendimet ndaj Kosov...
Opera ‘Goca e Kaçanikut’ do të shfaqet në Tiranë