Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL UÇK), Faton Klinaku ka reaguar pas bastisjes së Speciales në shtëpinë e ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylejman Selimi.
Këto bastisje, Klinaku i ka quajtur spektakël të radhës, shkruan Arbresh.info.
“Siç po raportohet në media, Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) është duke kryer bastisje në Kosovë. Njëra prej tyre është në shtëpinë e ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylejman Selimi. Edhe këto bastisje që po ndodhin sot, janë vetëm një spektakël i radhës nga ana e tyre.”, ka shkruar Klinaku.
Ndryshe, zëdhënësi Cristopher Bennett nga Zyra e Prokurorit të Specializuar ka konfirmuar për Arbresh.info se operacione janë zhvilluar sot në Prishtinë.
Në përgjigje thuhet se ata kryejnë operacione të vazhdueshme.
“Zyra e Prokurisë të Specializuar po kryen operacione të vazhdueshme”, tha shkrutimisht Bennett./Arbresh.info/
LEXO EXDHE:
Specialja konfirmon bastisjen në shtëpinë e Sylejman Selimit
Arbana Osmani vendos një rekord të ri në karrierën e saj
Lideri koreanoverior urdhëron “prodhim masiv” të dronëve sul...
‘Unë jam më e mirë sesa që e keni meritu’, përplasen me tone...
Nga sot gomat e dimrit të obligueshme
Universitetet shqiptare, të fundit në listat e akreditimi, s...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju