Specialja bastis banesën e Vllaznim Kryeziut, i konfiskohet telefoni

22:31 | 17 Nëntor 2023
K.B

Gjykata Speciale sot ka bastisur banesën e ish-komandantit të Brigadës 122 të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Vllaznim Kryeziut.

Lajmin e ka bër të ditur familjari i tij, Andin Kryeziu, përmes një shkrimi në Facebook.

Ai ka njoftuar se atij i është konfiskuar një telefon mobil.

“Vazhdojnë bastisjet e Gjykatës Speciale ndaj çlirimtarëve! Sot më datë 17.11.2023, Gjykata Speciale e Hagës bastisi banesën e ish-Komandantit të Brigadës 122, Vllaznim Kryeziu, ku me ç’rast iu konfiskua telefoni mobil”, ka shkruar ai./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme