Grupi i Specialistëve të Stomatologjisë sot ka protestuar para Ministrisë së Shëndetësisë. raporton Arbresh.info
Sipas tyre, arsye e protestës është mos punësimi në institucionet publike shëndetësore, gjegjësisht Qendrën Klinike Stomatologjike Universitare, Qendrat e Mjekësisë Familjare dhe Poliklinikat Shëndetësore.
Mirjeta Berisha, përfaqësuese e kësaj proteste, u shpreh se është e pesta herë që ne po mbajmë protestë.
“Kjo është protesta e pestë që ne Po e mbajmë, dhe me ligj neve nuk na lejohet që ne të rrijm pa punë”, u shpreh përfaqësuesja e protestës së Specializantëve të Stomatologjisë, Mirjeta Berisha.
Ajo gjithashtu u shpreh se në takimin që pati para protestës me Ministrin e Shëndetësisë, Uran Ismajli, ku në këtë takim ministri i kishte përkrahur specializantët.
“Ne patëm takim me ministin Ismajli, ai na ka përkrahur në këtë takim, por disa zëra aty kundërshtuna punësimin tonë nëpër institucione publike edhe pse kërkesat tona janë pothuajse qe dy vite, dhe me ligj duhet që pas 3 viteve të specializimit të punësohemi”, u shpreh Berisha.
Gjithashtu, ajo në fund u shpreh se në këtë takim presim në të na bëhet zgjidhje sa më parë./Arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1651003355032335/
Shqipëri/ Shpërblim për policët, pritet të përfitojnë 8000 e...
Barcelona në rrugë të mirë për ta transferuar Jonathan Tah v...
I gjithë Ferizaj në terr, Aliu: Kjo është e pashembullt
Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e nj...
Roshi flet për tërhiqjen nga kombëtarja: Nuk u ftova një vit...
Të shtëna me armë zjarri në Durrës