Këshilli i Specializantëve do të mbajë protestë para Ministrisë së Shëndetësisë nga ora 10:00 më 28 janar. Protesta sipas specializantëve mbahet për shkak të pakënaqësive të tyre ndaj MSH-së.
Në një njoftim për media, Këshilli ka renditur pesë pika me pakënaqësitë e tyre, një prej të cilave edhe propozimi i ministrisë për paga.
Këshilli i Specializantëve ka thënë se u njoftua nga MSH-ja sot për pesë propozimet, që sipas tyre janë diskriminuese. Përveç tyre, ata thanë se ministri nuk po i pranon në takim.
Pikat që MSH-ja ka propozuar sipas Këshillit të Specializantëve:
1. Do të propozohet nga Ministria e Shëndetësisë mbajtja e 2 kujdestarive të cilat do të paguhen si të zakonshme (50 euro) edhe nëse mbahen gjatë vikendit.
2. Kujdestaritë më shumë se 2 do të paguhen përmes një extra kontrate nga SHSKUK
3. Çështja e specializantëve me vetëfinancim nuk do të zgjidhet së paku deri në gusht 2022. Për pak kohë do të fillon punën grupi punues për ndryshimin e udhëzimit administrativ.
4. Ministri i Shëndetësisë për shkak të situatës me COVID19 nuk ka pasur kohë të takohet me neve.
5. Për pagesën e specializantëve nga Mali i Zi, Maqedonia, Shqipëria është duke u punuar.
Më 24 janar do të mbahet mbledhja e radhës e Këshillit të Specializantëve ku do të vendosen detajet e protestës.
Sulmet në Zveçan e Ibër Lepenc, policia me aksion për identi...
Gërvalla: Pas një angazhimi të jashtëzakonshëm të institucio...
Hoxhaj: Shpërthimi në Ibër Lepenc, akt i papranueshëm që cen...
Mediat ndërkombëtare raportojnë pas shpërthimit në Ibër Lepe...
Pas shpërthimit të mbrëmshëm, forca të mëdha të KFOR-it dhe ...
Gjendja në kanalin e Ibër Lepencit, pas shpërthimit të mbrëm...