Google ADS

Specialistët stomatologë vendosin të mos protestojnë këtë javë

18:22 | 28 Janar 2019
Arbresh.info

Grupi i specialistëve të papunë të stomatologjisë, pas protestës së mbajtur sot, ka njoftuar se nuk do të ketë protesta të tjera në këtë javë, pasi janë në pritje të veprimit të Qeverisë.

“Pas protestës së sotme para Qeverisë së Kosovës, ju njoftojmë se jemi thirrur në takim nga zonja Albena Reshitaj, këshilltare e kryeministrit. Zonja Reshitaj na tha se kryeministri Haradinaj ka kërkuar të informohet për problematikën tonë, dhe se shpejti do të organizohet një takim në mes të kryeministrit, ministrit të shëndetësisë, drejtorit të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës dhe drejtorit të Qendrës Klinike Stomatologjike Universitare të Kosovës, që të shqyrtohen kërkesat tona”, thuhet në njoftim përcjell lajmi.net.

Të njëjtit thonë se e konsiderojnë këtë si një qasje të mirë, pasi takimi me zonjën Reshitaj ishte i mirëseardhur ngase po duket që Qeveria e Kosovës dëshiron që të ketë një angazhim më të shtuar që çështja të zgjidhet më në fund.

“E njoftojmë opinionin se ne nuk do të mbajmë protesta në këtë javë, në pritje të veprimit të Qeverisë së Kosovës”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme