Të gjithë bujqit e Llapit thonë se janë të kënaqur me rendimentet e këtij viti. Në këtë rajon janë mbjellë me dhjetëra hektarë speca.
Bekim Vokrri thotë se është i kënaqur me grumbullimin e perimeve dhe shitjen, të cilën e realizon në tregjet e vendit.
Kjo e ka shtyrë atë që vitin e ardhshëm të dyfishojë sipërfaqen e mbjellë me këtë kulturë.
Ai i ka përgatitur 16 tonë me speca të kuq, të cilët do t’i eksportojë në Gjermani dhe Suedi.
“Kryesisht grumbullojmë lakër dhe karrotë. Gjatë sezonës së verës grumbullojmë edhe specin, i cili shkon si i freskët në shtetet e Bashkimit Europian, si Suedi, Gjermani, Francë e deri në Angli”, thotë Vokrri.
Ndërsa, përkrahja e USAID-it për kultivuesit e kësaj ane as këtë vit nuk ka munguar.
Banorët e fshatit Sveçël përveç që kultivojnë lloje të ndryshme të specit ata kultivojnë edhe lakër, si dhe domate e patate.
Banorët e këtij fshati të Podujevës prodhimet e tyre i dërgojnë në pikën grumbulluese ku shitjen e kanë të sigurt.
Sivjet pagesa ka qenë shumë e mirë dhe kjo është dëshmi se mund të jetohet nga kjo punë, thonë në qendrën e grumbullimit të perimeve në këtë fshat. /Rtv21
Pas dorëheqjes së Trudeau, Trump këmbëngul: Kanadezët do të ...
Trajneri i ri i Milanit feston trofeun me “puro” dhe vallëzi...
Shkupi, qyteti më i ndotur në Evropë
Hoti: Trefish më shumë punëtorë se këta të pranuar sot në KE...
A do të ulet çmimi i energjisë në Shqipëri? Bordi i ERE shqy...
Shënohet viktima e parë nga gripi i shpendëve në SHBA