Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski sot foli shkurtimisht për aksionin policor në Haraçinë ku u gjet një sasi e madhe të marihuanës, informon Zhurnal.
Ai u bëri thirrje gazetarëve që të mos dëmtohet hetimi përmes mediave dhe bëri thirrje për durim në interes të gjithë procesit.
“Aksioni në Haraçinë ishte i komplikuar. Hetimi ende vazhdon dhe është zgjeruar. Të gjitha detajet do të njoftohen në momentin kur nuk do të dëmtohet hetimi. Për të gjithë personat që janë në hetim do të kërkohet paraburgim. Të mos e dëmtojnë hetimin para mediave. Të jemi të durueshëm”, tha Spasovski.
Ndryshe në Haraçinë para pak ditësh në një mega aksion u kapën 2 tonë marihuanë e vjedhur, si dhe u arrestuan mbi 6 persona./zhurnal.mk
Haradinaj: Kosova nuk duron qeveri që humbjet i mbulon me de...
Në BE s’ka pajtim për hapjen e kapitujve për anëtarësim me S...
Nis protesta para Ministrisë së Arsimit për vrasjen e 14-vje...
De Bruyne lë në pikëpyetje të ardhmen e tij tek Manchester C...
Kurti mori pjesë në përurimin e Bibliotekës së re në Komunën...
Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde