Spanja sulmon Belgjikën, i ofroi azil politik liderit katalunas

11:44 | 30 Tetor 2017
Arbresh.info

Spanja ka nisur sot një sulm të ashpër ndaj Belgjikës, kjo për shkak se një nga ministrat ofroi azil politik për lideri katalunas Carles Puigdemont.

Madrid lëshoi një reagim të tërbuar ndaj veprimit të ndërmarrë nga Theo Francken, sekretari i shtetit të Belgjikës për imigracionin, duke e quajtur atë një “sulm të papranueshëm” ndaj një vendi tjetër të BE-së, transmeton portali arbresh.info

Francken, i cili vjen nga një parti nacionaliste flamane, tha se z. Puigdemont dhe çdo zyrtarë tjetër katalanas që ndihen “të kërcënuar” nga autoritetet spanjolle mund të aplikojnë për azil në Belgjikë.

Ai gjithashtu vuri në pikëpyetje paanësinë politike të sistemit gjyqësor spanjoll, duke nënkuptuar se nuk ka gjasa që politikanët katalanas prapa lëvizjes së pavarësisë do të marrin një gjykim të drejtë.

Prokurorët spanjollë kanë thënë se z. Puigdemont mund të përballet me burg deri në 30 vjet, nëse ai akuzohet për krimin e rebelimit mbi pjesën e tij në deklaratën e pavarësisë së Katalonjës.

Më parë këtë muaj, rajoni gjysmë autonom, kryeqyteti i të cilit është Barcelona, mbajti një referendum për pavarësinë, të cilin qeveria spanjolle e shpalli të paligjshëm nën kushtetutën e saj./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme