Spanja si duket nuk ka lëvizur aspak qëndrimet e saja ndaj Kosovës.
Këtë e ka dëshmuar së fundi kryeministri i Spanjës, Mariano Rahoy, i cili ka deklaruar se do të mungojë në Samitin e Vendeve të Ballkanit Perëndimor që do të mbahet gjatë majit në Sofje.
E gjithë kjo pasi Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është i ftuar në këtë Samit nga kryeministri bullgar, Boyko Borisov.
Sipas medieve spanjolle, Rahoy nuk do të ndjek këtë samit sepse nuk dëshiron që të fotografohet me Thaçin, derisa Spanja nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.
“Ka të ngjarë që ekzekutivi spanjoll të ketë frikë se kjo foto me liderin kosovar, Hashim Thaçi, mund të përdoret kundër tij nga mbështetësit pro pavarësisë”, shkruan El Pais, përcjell Telegrafi.
Kreu i Këshillit të Evropës, Donald Tusk, ka deklaruar se do të insistojë të bindë Rajoy, që të marrë pjesë në samit, në mënyrë që të ruhet lidhja me vendet me Ballkanit, por ende nuk dihen qëndrimet e Qeverisë Spanjolle.
Tensionet lidhur me Kataloninë për Pavarësi, e cila më shumë se një rast ka argumentuar doktrinën e Kosovës për të justifikuar ndarjen e tyre me ligjin spanjoll, e bën Spanjën si vend që kategorikisht është kundër Kosovës.
Ndërkaq, thuhet se në vazhdimësi po bëhen përpjekje që në këtë Samit, të parandalohet përfshirja e flamurit të Kosovës me flamujt e tjerë, si mënyrë, për të inkurajuar pjesëmarrjen e kryeministrit spanjoll Rajoy.
Spanja deklaron veten të gatshëm të kërkojë një zgjidhje të vlefshme dhe do të vendosë për praninë e saj sipas formatit të takimit.
Qeveria Spanjolle ka thënë se 15 vjet pas takimit të fundit midis BE dhe fqinjëve të saj në Ballkan, procedurat për një takim të ri janë përshpejtuar brenda pak javësh.
Ndryshe, sipas njoftimit të Presidencës së Kosovës, gjatë qëndrimit në Bullgari, Thaçi do të marrë pjesë në takimin e përbashkët të krerëve të Ballkanit Perëndimor me drejtuesit evropianë, nën drejtimin e kryeministrit bullgar Borisov.
Presidenti kosovar do të zhvillojë takime dypalëshe me krerët e shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesit e BE-së, Juncker-Mogherini-Hahn, ku do të diskutohet lidhur me perspektivën evropiane të rajonit pas publikimit të strategjisë së BE-së. /Telegrafi/
Diddy akuzohet se ka tentuar të pengojë hetimin dhe ka ndiku...
Vetaksident në Duhël, kamioneta përfundon jashtë rrugës
Inter synon goditjen e madhe – transferimin e yllit të Liver...
Rovena-Edit: Të është zbuluar loja
NYT: Biden lejon Ukrainën të godasë Rusinë me raketa amerika...
Lushaku i reagon Kurtit: Po mundohet të shfajësohet për përm...