Google ADS

Spanja mund t’ia marrë udhëheqjen Katalonisë si qeveri rajonale

18:19 | 10 Tetor 2017
Arbresh.info

Për pak minuta pritet të mbahet seanca plenare e Parlamentit të Katalonisë, shkruan arbresh.info

Presidenti Carles Puigdemont pritet të kërkojë shpalljen e pavarësisë, pas votës PO në referendumin e 1 tetorit.

Por, lajmi i keq është se qeveria spanjolle ka dy gjëra që Katalonia nuk i posedon. Është ushtria dhe policia, që nuk do të hezitojë t’i përdorë, sikurse edhe është parë ditën e votimit në referendum.

Gjithashtu sipas nenit 155 të Kushtetutës së Spanjës, kjo e fundit mund t’ia marrë Katalonisë të fuqinë e udhëheqjes si qeveri rajonale./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme