Spahiu për ‘non-paper’: Prishtina nuk ka kapacitet ta bëjë këtë, e bëri Beogradi

00:18 | 29 Prill 2021
Trina Galanxhi

Analisti Nexhmedin Spahiu ka komentuar zhvillimet e fundi që ndohën këto ditë, ku u publikua një ‘non-paper’, dokument ky i pretenduar që flet për një status special për veriun e Kosovës.

Spahiu në emisionin DPT te Fidani në T7 tha se këtë ‘non-paper’ e ka bërë Beogradi.

“Të dy ‘non-paper janë bërë në Beograd, se nëse nuk i ka bo Gjermani dhe Franca, pasi ata e demantuan, atëherë ja e ka bërë Prishtina ja Beogradi”, tha Spahiu.

Sipas tij, Prishtina nuk ka kapacitet ta bëjë këtë ‘non-paper’.

“Duke e ditë që Prishtina nuk ka kapacitet me i bo këto sene, atëherë e ka bërë Beogradi”, tha Spahiu.

Dokumenti “non paper” që po qarkullon në mediet e Kosovës, shpalos një plan për marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë. Aty, ndër të tjera, thuhet se palët duhet të pajtohen për të formuar një zonë automone të Kosovës Veriore.

Pra ‘Kosova Veriore’ e marrëveshjes Kosovë – Serbi, – sipas dokumentit jozyrtar që është mohuar nga diplomatët – përfshin tri qytetet e veriut të Kosovës me shumicë serbe: Zveçanin, Leposaviqin dhe Mitrovicën Veriore./Express/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme