Florent Spahija nga organizata KDI, duke folur për progresin që ka shënuar Kosova në luftimin kundër korrupsionit, tha se raporti i Transparency International dëshmon se Kosova ka shënuar një progres të vogël në luftimin e korrupsionit.
Ai, ka bërë të ditur se në raportin global ku janë të përfshira 180 vende, Kosova këtë vit ka shënuar progres.
“Kosova ka shënuar progres të vogël sepse nga gjithsej 180 vende, prej vendit të 95-të ka kaluar në vendin e 85-të, që do të thotë se ka fituar tre pikë në raport me vitet paraprake. Kosova po ashtu është vlerësuar shumë nga lufta kundër korrupsionit në pjesën e sektorit të drejtësisë, ngase disa institucione sç janë Këshilli Prokurorial dhe Këshilli Gjyqësor janë pavarësuar dhe është arritur të mos ketë ndikim të madh nga politika”, ka thënë Spahija, shkruan Telegrafi.
Sipas tij, në raport janë përmendur disa media të lira të cilat përkundër faktit që ka mundur të cenohet integriteti fizik i gazetarëve, ata kanë raportuar lirshëm.
Spahija ka potencuar se lufta e korrupsionit duhet të vazhdojë.
“Kosova ende është nën mesataren globale dhe asaj i duhen 43 pikë që të jetë në mesataren globale të vendeve në zhvillim, aty ku edhe aspirojmë”, theksoi përfaqësuesi i KDI-së, Florent Spahija. /Telegrafi/
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...