Sot në gjithë territorin e Kosovës do të zhvillohet aksioni “Ta pastrojmë Kosovën”.
Aksioni organizohet nën patronatin e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili u ka bërë thirrje të gjitha institucioneve dhe qytetarëve të vendit që t’i përgjigjen thirrjes për pastrimin e vendit nga mbeturinave.
Në aksion kanë njoftuar se do të marrin pjesë kompanitë e pastrimit, FSK, Policia e Kosovës, KFOR-i, agjencitë e ndryshme shtetërore, ministritë, komunat, nxënësit dhe mësimdhënësit, kompanitë private e të tjera.Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në hapjen e aksionit “Ta pastrojmë Kosovën”, te deponia ilegale më e madhe në kryeqytet afër hotel “Garden”, në lagjen Kalabria në Prishtinë, në ora 10:00.
Driloni shpërthen ndaj Vullnetit: Nuk je ma shqiptar se unë
“Shkrihen akujt” mes Obamës dhe Trump, dyshja të...
Haxhiu: Në këto katër vjet, qytetarët janë varfëruar
Afron afati për ndalimin e rrjetit TikTok në SHBA
Llapi rikthen gardianin Coric
Në ditën e ndeshjes, Dyche shkarkohet nga posti i trajnerit ...