Sot votohet për anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL

07:40 | 20 Nëntor 2018
Arbresh.info

Asambleja e Përgjithshme e INTERPOL-it sot në rend dite ka votimin për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë ndërkombëtare të bashkëpunimit policor.

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, ka konfirmuar se votimi për anëtarësim të Kosovës në Interpol do të mbahet të martën.

Në një postim në Facebook, ai ka thënë se lufta kundër krimit të organizuar ndërkombëtar dhe terrorizmit është synim i Kosovës.

“Fillim i mbarë. U konfirmua agjenda e samitit të Interpolit dhe pika ku Kosova aplikon për të qenë anëtare. Lufta kundër krimit të organizuar ndërkombëtar dhe terrorizmit është synimi ynë. Votimi do të ndodhë të martën”, kishte shkruar ai në Facebook. Mbledhja e përvitshme e Interpol-it e cila po mbahet në Dubai, do të vazhdojë deri të mërkurën, kur shtetet anëtare do të votojnë për presidentin e ri me mandat njëvjeçar.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme