Një grup tjetër i afganëve do të arrijnë sot në Kosovë,
Kështu ka bërë të ditur Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, derisa nuk e ka specifikuar numrin e saktë të personave që do të pranojë Kosova.
Sipas tij, afganët e ardhur do të jenë përkohësisht në Kosovë, dhe më pas do të udhëtojnë në destinacionet finale, pa treguar nëse do të jenë Shtetet e Bashkuara të Amerikës vendi ku pritet të udhëtojnë pas qëndrimit në Kosovë.
“Është çështje e organizimit të aleatëve tanë sa i takon nisjes së aeroplanëve të tyre për në Kosovë. Numri nuk është përcaktuar saktë”, deklaroi Sveçla para gazetarëve, të dielën.
Një ditë më parë Kosova strehoi 111 afganë. Ata u pritën në Aeroportin Ndëkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” nga presidentja, Vjosa Osmani, kryeministri, Albin Kurti, ministri Sveçla dhe ambasadori i ShBA në Kosovë, Philip Kosnett./arbresh.info/
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...