Google ADS

Sot vihet gurthemeli për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës 

10:35 | 28 Nëntor 2021
L G

Sot pritet të vendoset gurthemeli për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës në Shqipëri.

Biznesmeni kosovar Behgjet Pacolli, kompania e të cilit u shpall fituese ka vendosur që 28 Nëntori data historike e festave kombëtare të jetë datë kur të vihet edhe gurthemeli për ndërtimin e këtij aeroporti, shkruan arbresh.info

Marrëveshja mes qeverisë shqiptare dhe konsorciumit të kompanive Mabetex Group (50%), YDA-Group (48%) dhe kompania 2A Group shpk (2%) është nënshkruar në prill të këtij viti.

Vlera e investimit është rreth 100 milionë euro.

Qeveria e Shqipërisë kishte rihapu garën ndërkombëtare për ndërtimin e aeroportin e Vlorës më 23 nëntor. Kjo ishte hera e tretë që qeveria kishte hapur garën për aeroportin e Vlorës.

Fillimisht në dhjetor të 2019 qeveria hapi garën për ndërtimin e aeroportit të Vlorës, ku afati i fundit për dorëzimin e ofertave nga kompanitë ishte 12 mars 2020.
Më pas tenderi u rihap në tetor 2020, por në 10 nëntor, Balluku njoftoi dështimin e tenderit për herë të dytë, për shkak të pandemisë së Covid-19./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme