Sot vendoset për shkarkimin e kryesuesit të Kuvendit të Prishtinës

10:48 | 27 Shkurt 2024
A Z

Kuvendi i Komunës së Prishtinës sot mban mbledhje të jashtëzakonshme me një pik të vetme të rendit të ditës, shkarkimin e kryesuesit të Kuvendit.

Këshilltarët Komunal të Lëvizjes Vetëvendosje me mbështetje të këshilltarëve të AAK-së, një këshilltari të AKR-së dhe një këshilltari të pavarur, kanë iniciuar mbajtjen e mbledhjes së jashtëzakonshme të Kuvendit të Komunës së Prishtinës për të shkarkuar me të vetmen pikë të kryesuesin e Kuvendit.

Mbledhja e jashtëzakonshme prite të nisë në orën 15:00.

Shefi i këshilltarëve të LVV-së, Gëzim Sveçla ditë më parë ka thënë se subjekti i tij politikë kërkon shkarkimin e kryesuesit, Pëllumb Bajçinovci.

Inicimi për shkarkim të kryesuesit ka ardhur pas prishjes së koalicionit LDK-PDK në nivelin ekzekutiv, duke e lën në pushtet LDK-në qwë tashmë është pakicë në Kuvendin e Komunës./rtk

Të ngjashme