Google ADS

Sot vazhdon seanca përgatitore në Gjykatën Speciale për rastin e Pjetër Shalës

09:58 | 19 Tetor 2022
E.H

Në Gjykatën Speciale sot do të vazhdoj seanca përgatitore në rastin e ish-pjesëtarit të UÇK-së, Pejtër Shala.

“Konferenca përgatitore për gjykimin në çështjen Shala, të mërkurën, më 19 tetor, do të mbahet nga ora 09:30 deri në orën 13:00 dhe jo deri në orën 16:00, siç ishte paralajmëruar më parë”, thuhet në njoftim nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Në seancën e djeshme përgatitore nga Prokuroria e ZPS-së u tha se janë të gatshëm për fillimin e procesit gjyqësor, ndërsa mbrojtja deklaroi se gatishmëria e tyre varet nga dokumentet që marrin nga ana e Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

Sipas avokatit, Jean-Louis Gilissen, prokuroria ende nuk e ka përfunduar nxjerrjen e provave.

“Jam i lumtur që prokurorët janë të gatshëm të fillojnë gjyqin dhe nuk kanë përfunduar nxjerrjen e provave, është një mrekulli t’i dëgjosh të thonë se jemi të gatshëm ndërkohë ne kemi kohë që kërkojmë gjëra që janë një numër dokumentesh që kanë pasoja për palën mbrojtëse. Është e çuditshme për mendimin tim, palës mbrojtëse i janë dhënë dokumente kaq vonë, nga ana tjetër ata thonë që janë të gatshëm për të filluar. Nga ne çdo gjë varet nga dokumentet që marrim”, tha ai.

Pjetër Shala u arrestua më 16 mars 2021 nga autoritetet belge dhe u transferua në Hagë më 15 prill 2021, në bazë të një kërkese për bashkëpunim në zbatimin e fletarrestit dhe urdhrit për transferim lëshuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme