Sot, në Gjykatën Speciale të Kosovës në Hagë do të mbahet seanca e radhës gjyqësore në rastin e ish-krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt.
Kjo seancë do të fillojë në orën 09:30 dhe do të vazhdojë deri në orën 16:00.
Në seancën e 5 nëntorit u dëgjua dëshmia e dëshmitarit të katërt, i cili është oficer i sigurisë operative në Zyrën e Prokurorit të Specializuar (ZPS), Daniel Moberg.
Ai i është përgjigjur pyetjeve të prokurorisë dhe ndër të tjera tha se në zyrat e OVL-së së UÇK-së ka shkuar tri herë për të sekuestruar dokumentet të cilat dikush i kishte dërguar në këtë organizatë.
Suedezi ka thënë se më 8 shtator të vitit 2020 ka shkuar për herë të parë në OVL të UÇK-së me një urdhër gjykate për të kryer sekuestrimin.
Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj po qëndrojnë në paraburgim në Hagë prej 25 shtatorit të vitit 2020, kur edhe u arrestuan në Prishtinë./arbresh.info/
Gesko dhe Rina sjellin këngën e re “Bobo”
Mexhiti: Nesër në mbledhjen ndërqeveritare Kosovë-RMV do të ...
Muriqi: Me Lituaninë vetëm fitore
Zëdhënësi i Hezbollahut vritet gjatë një sulmi në qendër të ...
Lela: Gjesti mund të ndihet më ‘i vogël’ se Edi
Prezantohen 4 drejtorët e rinj të policisë, Hoxha: Të garant...