Edhe sot do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj Salih Mustafës.
Në gjykimin ndaj tij deri tani janë dëgjuar disa dëshmitarë, identiteti i të cilëve nuk është bërë i ditur për publikun, derisa pritet të dëshmojnë më tepër se 16 dëshmitarë.
Ish-eprori i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës përpos që ishte i arrestuari i parë i Gjykatës Speciale ishte edhe i pari ndaj së cilit në Dhomat e Specializuara në Hagë nisi gjykimi.
Procesi gjyqësor ndaj Mustafës nisi më 15 shtator 2021, 356 ditë pasi ish-komandant Cali ishte transferuar në Holandë më 24 shtator të 2020.
Mustafa akuzohet se gjatë prillit të vitit 1999 kreu krime lufte në një qendër ndalimi në Zllash, në afërsi të Prishtinës, por ai ka mohuar gjithçka që gjendet në aktakuzë duke u deklaruar i pafajshëm./arbresh.info/
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...