Zoran Vukotiq sot do të paraqitet para Gjykatës Themelore në Mitrovicë, shkruan arbresh.info
Ai akuzohet për krime lufte të kryera në periudhën e 2 dhe 3 majit të vitit 1999 në fshatin Studime të Vushtrrisë.
Sipas aktakuzës, Zoran Vukotiq ka marrë pjesë në një sulm ndaj popullatës civile shqiptare midis fshatrave Studime e Epërme dhe Studime e Poshtme të Vushtrrisë, ku civilët shqiptarë iu nënshtruan qëllimisht vrasjeve brutale e të paligjshme, trajtimit çnjerëzor si dhe vuajtjeve të mëdha.
14 viktimat e identifikuara të këtij rasti janë Enver Rustolli, Hamdi Fazliu, Avdulla Fazliu dhe Fahredin Fazliu, Ekrem Mullaku, Xhavit Mullaku, Fatmir Gërxhaliu, Eshref Rashica, Adnan Bunjaku, Adem, Haki Ademi, Shaip Gërxhaliu, Musa Gërxhaliu dhe një 14 vjeçar tjetër i paidentifikuar./Arbresh.info/
Asfiksohen nga rrjedhja e gazit, dy të vdekur në Tiranë
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...
Therje me thikë ne Lipjan
LDK nesër pret në takim 150 bizneset më të mëdha në vend, Ru...
Mickoski: Kushdo që hap një temë për çështje identitare nuk ...