Sot vazhdon gjykimi i Salih Mustafës në Hagë

07:15 | 12 Tetor 2021
V. S.

Në Gjykatën Speciale në Hagë edhe sot do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa, i njohur me nofkën “Cali”.

Procesi gjyqësor ndaj Mustafës do të vazhdojë nga ora 09:30 dhe do të zgjasë deri në orën 16.00.

Ndryshe më 5 tetor ka dhënë dëshminë dëshmitari i tretë në rastin e ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa.

Në seancën e javës së kaluar, dëshmitari gjatë deklarimit të tij, ka thënë se pasojat e asaj që i ka përjetuar gjatë luftës, vazhdon t’i ketë edhe sot./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme