Pjesëtari i Policisë së Kosovës, Sami Thaqi i cili vdiq mbrëmë pas një shpërthimi në Prizren do të varroset sot.
Kështu është bërë e ditur nga Policia e Kosovës përmes një komunikate për media.
“Me anë të këtij njoftimi zyrtar, ju informojmë se sot me datë 29.01.2020 do të bëhet ceremonia e varrimit të zyrtarit policor, i rënë në kryerje të detyrës në aksionin e policisë në fshatin Zhur të Prizrenit”, bëhet e ditur në njoftim.
Lamtumira e fundit dhe ceremonia e varrimit do të bëhet në ora 15:00 në varrezat e fshatit Shkarashnik ne Komunën e Malishevës.
Ndryshe, Thaqi është pjesëtari i 21-të i Policisë së Kosovës që vdes në krye të detyrës. /arbresh.info/
Real Madridi ndryshon emrin e stadiumit Santiago Bernabeu pë...
BE kërcënon Rusinë me sanksione
Gara me jahte në Australi, humbin jetën dy persona
Mbi 90.000 të regjistruar për votim nga diaspora
Kë do të largonte Leo nga shtëpia po të kthente Lelën?, ja c...
Dua Lipa fejohet me Callum Turner