Sot në orën 14:00 do të bëhet varrimi i vajzës dhe djalit 17-vjeç që u vranë me armë zjarri në autobus teksa po ktheheshin nga shkolla.
Viktimat do të varrosen në varrezat e fshatit Gllogjan.
“Varrimi i dy viktimave të sulmit makabër, që ndodhi në Gllogjan, bëhet ditë e diel, datë 28.11.2021, në ora 14:00, në varrezat e fshatit Gllogjan.Ngushëllime për familjarët.Ndajmë dhimbjen së bashku”, thuhet në njoftim.
Policia e Kosovës ka dal me raport për sulmin makabër që u krye në Gllogjan, ku u vranë tre persona dhe u plagos një tjetër.
Policia ka bërë me dije se shoferi ka vdekur në vendin e ngjarjes, derisa dy nxënësit kanë vdekur në spital.
Sipas Policisë, dyshimet janë se autobusi është sulmuar me kallash.
“Fsh. Gllogjan, Deçan 26.11.2021-18:58. Është raportuar se një autobus derisa ishte duke bartur udhëtarë (nxënës) është sulmuar me armë zjarri (dyshohet të jetë AK-47) nga një i dyshuar i panjohur. Në këtë rast lëndime vdekje-prurës ka pësuar drejtuesi i autobusit, viktima mashkull kosovar, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Ndërsa tri viktima, dy meshkuj dhe një femër (nxënës) janë dërguar në Spitalin Rajonal Pejë, dy prej tyre kanë ndërruar jetë (një mashkull dhe një femër ) ndërsa viktima tjetër është duke u trajtuar në spital. Njësitet relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes. I dyshuari gjendet në arrati, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport.
I dyshuari i vrasjes së trefishtë ndodhet akoma në arrati.
Arsenali kërkon një transferim befasues në janar për yllin e...
Edi tregon se si humbi 50 mijë euro për ditëlindje
Ismaili pranon letër urimi nga guvernatori i Bankës së Angli...
Ambasadori italian takoi Tërnavën, diskutuan për tolerancë e...
Kurti: Investimi në fëmijë është investimi për një ardhme të...
Dhënia e gratit prej 100 mijë euro vëllait të deputetes së V...