Google ADS

Sot vaksinohet ministri Arben Vitia

08:07 | 8 Korrik 2021
S D

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, do të vaksinohet sot në qendrën e vaksinimit “1 Tetori” në Prishtinë. Lajmin e ka konfirmuar MSH përmes një komunikate për media.

Pas vaksinimit, Vitia do të flasë para gazetarëve për rëndësinë e vaksinimit për mbrojtje nga Covid-19.

“Të enjten më 8 korrik, Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, z. Arben Vitia do të vaksinohet kundër COVID-19.

Pas vaksinimit, Ministri Vitia do të mbajë një konferencë për media, me temë vaksinimin në masë të qytetarëve të Kosovës me vaksinën kundër COVID-19!”, thuhet në njoftimin e MSH-së./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme