Ka hyrë në fuqi sot (18 maj) faza e dytë e lehtësimit të masave të izolimit në Kosovë, të cilat ishin vendosur nga qeveria e Kosovës për të parandaluar përhapjen e koronavirusit COVID-19.
Në këtë fazë parashihet të rihapet edhe gastronomia, pra varianti ‘merre me vete’, mirëpo që në ditën e parë të lehtësimit, janë vërejtur shkelje të masave të vendosur nga qeveria për luftimin e COVID-19.
Pranë disa kafiterive në lagjen “Qafa” në Prishtinë, qytetarët janë parë shumë pranë njëri-tjetrit, pa masa mbrojtëse dhe në shumicë.
Këtu nuk është vërejtur prezenca e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, për të monitoruar respektimin e vendimit për parandalimin e përhapjes së COVID-19.
Ndryshe, në këtë fazë parashihet të rihapen floktarët dhe sallonet e ondulimit, stomatologët dhe fizioterapeutët, tregtarët me pakicë dhe tregu i gjelbër, gastronomia, pra varianti ‘merre me vete’, transporti hekurudhor, transporti urban dhe ndërurban me leje të veçanta, qendrat e thirrjeve telefonike me lista të stafit esencial, si dhe galeritë dhe muzetë.
Nga data 08 shkurt deri më 18 maj 2020, janë testuar gjithsej 11.987 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 988 raste, me gjithsej 29 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese./arbresh.info
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...