Sot do të hidhet shorti për renditjen e subjekteve politike të certifikuara për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmira Elezi ka thënë për Arbresh.info se shorti për renditjen do të nis nga ora 11:00.
“Ju njoftoj se shorti për renditjen e subjekteve politike të certifikuara për pjesëmarrje në Zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës, do të mbahet ditën e hënë, më 6 janar 2025, duke filluar prej orës 11:00”, ka thënë Elezi.
“Tërheqja e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim, do të bëhet duke krijuar kushte të barabarta për të gjitha subjektet politike dhe trasparencë të plotë”, tha Elezi.
KQZ të shtunën ka bërë të ditur se dy milionë e 75 mijë e 868 qytetarë janë me të drejtë vote.
Sipas të dhënave të KQZ-së, numri i qytetarëve me të drejtë vote në vendvotime, në Republikën e Kosovës, është: 1 milion e 970 mijë e 944 votues, ndërkaq, numri i qytetarëve që janë regjistruar për të votuar jashtë Kosovës, është 104 mijë e 924./Arbresh.info/
Tre serbë dënohen me burgim të përjetshëm në Bruksel për vra...
Meta tregon pyetjet që i drejtoi SPAK: Paraqita tre fakte pe...
Flick e cilëson Bilbaon kundërshtarë të vështirë, jep lajmin...
Ndryshon programi i verifikimit të fakteve për rrjetet socia...
Djali i Jakup Krasniqit: Mbështetjen e mora nga babai dhe sh...
Raphinha flet për situatën e Olmos dhe Pau Victor para ndesh...