Thuajse në të gjithë Kosovën dje nuk ka pasur energji elektrike, kjo pasi dje në orët e hershme të mëngjesit ka rënë nga sistemi në mënyrë të paplanifikuar njësia B2 e Termocentralit Kosova B.
Rënia e këtij blloku ka krijuar mungesë të menjëhershme të mbi 250 megavatë/orë energji elektrike, gjë që e ka vështirësuar tej mase furnizimin me energji elektrike.
Megjithatë duket se problemi sot është rregulluar.
Viktor Buzhala nga KEDS-i ka thënë se sot nuk do të ketë mungesë të energjisë elektrike.
“Sot s’ka reduktime, është rregulluar problemi”, ka thënë Buzhala për klankosova.tv
Në një njoftim për media edhe dje është thënë se do të bëhet maksimumi që të sigurohet energji e mjaftueshme për ditën e sotme madje edhe nga importi./klankosova/
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...
Kuvendi vlerësohet si institucioni më transparent dhe llogar...
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?