Sot shqyrtohen dy marrëveshje mes Kosovës dhe Shqipërisë

08:11 | 16 Shkurt 2022
S D

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere do të mblidhet sot për të shqyrtuar dy marrëveshje mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë.

Sipas njoftimit në rend dite është projektligji për ratifikimin e marrëveshjes për sigurime shoqërore në mes të Qeverisë së Kosovës dhe Shqipërisë.

Po ashtu është edhe ratifikimi i marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Shqipërisë për zbatimin e lehtësirave doganore dhe kontrollit të hyrje-daljeve të mallrave.

Komisioni pritet të mblidhet në orën 10:00.

Kujtojmë se me 26 nëntor të vitit të kaluar, në Elbasan u mbajt mbledhja e shtatë e përbashkët mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë.

Në mbledhje u nënshkruan 13 marrëveshje./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme